Sipas një studimi, japonezët jetojnë më gjatë se njerëzit në vendet e tjera të botës. Një jetëgjatësi mesatare në Japoni është rreth 85.3 vjet në krahasim me amerikanët që mesatarisht jetojnë deri në 80 vjet. Bright Side ka renditur disa nga “sekretet” e japonezëve për të jetuar më gjatë, që duhet t’i huazoni patjetër.
Dieta tradicionale japoneze është e shëndetshme dhe e ekuilibruar
Dieta tipike japoneze është e pasur me drithëra dhe perime. Njerëzit nuk konsumojnë aq shumë mish të kuq sa në Shtetet e Bashkuara ose Evropën Perëndimore. Mishi i kuq ka shumë më shumë kolesterol sesa peshku, duke rritur shanset për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
Kalimi i një kohe të gjatë me familjen është traditë
Të kujdesesh për anëtarët e moshuar të familjes dhe të japësh një ndihmë në shtëpi është një traditë e rëndësishme në Japoni. Ka edhe familje shumë gjeneratash në Japoni, që do të thotë që 2 ose më shumë breza mund të jetojnë në një familje. Pra, të kesh gjithë familjen përreth është normale dhe mund të jetë një ndihmë e shkëlqyer psikologjike për njerëzit e moshuar, duke bërë që ata ta shijojnë kohën me familjen.
Ikigai: të kesh një arsye për t’u zgjuar çdo ditë
“Ikigai” do të thotë “arsye për të jetuar”. Thjesht koncepti i të paturit një qëllim në Japoni është i rëndësishëm. Studiuesit nga Universiteti Tohoku zbuluan se njerëzit që praktikojnë ikigai-n jetojnë më gjatë dhe kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
Japonezët na mësojnë rreth pastërtisë
Bota i mban mend videot virale me studentët japonezë që pastrojnë shkollat e tyre. Japonia ka reputacionin si një nga vendet “më të pastra” në botë (kjo është e qartë edhe nëse do krahasojmë sëmundjet epidemike në Japoni me ato në Europë). Dhe nuk ka nevoja për prova që pastërtia të çon drejt shëndetit të mirë. Në botë nuk është normë kulturore ti lash duart përditë dhe të bësh dush përditë.
Japonezët përdorin metodën “hara hachi bu” për të shmangur konsumimin e tepërt
“Hara hachi bu” një filozofi konfuciane që mëson që të shmangni ngrënien e tepërt dhe të hani derisa të jeni 80% të ushqimit që të ndiheni të ngopur. Sipas ekspertëve, kjo metodë mund të zgjasë jetëgjatësinë e të moshuarve duke kufizuar numrin e kalorive të konsumuara.
Japonezët janë mjaft aktivë
Jo vetëm që japonezët ushqehen shëndetshëm, por edhe janë shumë aktivë. Shumë qytetarë, veçanërisht të moshuarit, ecin me biçikletë dhe përdorin trenin për të punuar (në vend të një makine). Makinat në të vërtetë nuk janë aq të popullarizuara, dhe është më e lehtë të përdorësh një tren pothuajse kudo.