Shëndet 6 ushtrime efektive të Yogës për një gjoks perfekt

6 ushtrime efektive të Yogës për një gjoks perfekt

Të gjthë mund të kenë trupin që dëshirojnë. Ky lajm ju sjell disa pozicione të Yogas që ju bëjnë mirë edhe për shëndetin.

Virabhadrasanaben- është metoda e pare që të ndjeni fuqinë  dhe të zgjeroni gjoksin, ta bëjë  elastike dhe aktive.

Vendosni këmbët paralel me njëra tjetrën. -Kthejeni këmbën tuaj të majtë 90 gradë dhe këmbën e djathtë vendoseni brenda. Merrni frymë. -Këmba e djathtë duhet të qëndrojë drejt. Ngrini krahët dhe vendosini në përputhje me shpatullat. Kthejeni kokën në të majtë duke prekur dorën.

 

Përsëriteni këtë ushtrim 7-10 herë pastaj bëni të njëjtën gjë në anën e djathtë.

Trikonasana- do t’ju ndihmojë me kurrizin dhe qarkullimin e gjakut.

Mbani këmbët larg njëra tjetrës. Kthejeni këmbën e majtë 90 gradë, ndërsa të djathën  15 gradë. Prekni kyçin e majtë me dorën e majtë më pas pëllëmbën e dorës në dysheme. Shtrini krahun e djathtë lart në mënyrë që krahët të formojnë një vijë të drejtë.

Mbani drejt gjunjët dhe shtyllën kurrizore. Mbani fytyrën  lart dhe shikoni gishtat, përsëriteni ushtrimin nga ana tjetër.

Bhujangasana- ndihmon në rritjen e vëllimit të mushkërive, zgjat muskujt torakalë, forcon muskujt e barkut dhe përmirëson sjelljen.

Shtrihuni me bark dhe merrni frymë thellë. Ngadalë ngrini bustin dhe mbani trupin ulur në dysheme në të njëjtën kohë. Balanconi këmbët me krahët. Ngrini kokën lart dhe bëni sikur kërkoni diçka, merr frymë dhe merrni pozicionin fillestar. Provoni ta rrisni sa më shumë kohën e këtij ushtrimi, në çdo përsëritje që bëni.

 

Dhanurasana këshillohet për të gjithë ata që kanë dhimbje shpine -Shtrihuni me bark, nxirrni frymën jashtë ngrini gjunjët jeni në nivel të barabartë me kokën. merrni frymë përsëri dhe tërhiqni këmbët dhe krahët sa më lart të mundeni. Mundohuni të qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda.

Chakrasana heq lodhjen dhe shëron dhimbjen e kokës: Shtrihuni me shpinë. Vendosni këmbët  pak më lart se gjerësia shpatullave pastaj tërhiquni për nga vithet. Vendosni duart në tokë dhe përpiquni të harkoheni sa më shumë të mundeni. Qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda.

Salambra, është e dobishme për mushkujt e shpinës dhe gjoksit. Ajo përmirëson frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut . Qëndroni në gjunjë dhe vendosni duart në dysheme. Ngadalë vendosni kokën në dysheme dhe përpiquni ti ngrini këmbët lart. Zgjasni këmbët  dhe qëndroni kështu nga 30 sekonda deri në 2 minuta, në varësi të mundësive që keni.

 

Ultrsana-është efektive kundër dhimbjeve të shpinës, gjithashtu rrit volumin e mushkërive dhe forcon gjoksin. Qëndroni në gjunjë dhe tërhiqni këmbët tuaja. Ngadalë përkuluni prapa dhe vini duart tek këmbët. Pastaj harkohuni mbrapa. Koka duhet të afrohet sa më shumë me dyshemenë. Qëndroni kështu për 30 sekonda më pas merrni pozicionin fillestar.