Sport 6 vjet më e madhe, kush është studentja që i ka vjedhur...

6 vjet më e madhe, kush është studentja që i ka vjedhur zemrën Mbappe-së

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë një mister. Kontrata e tij me PSG-në skadon në fundin e këtij sezoni dhe mediat sportive ndërkombëtare janë të bindura se ai do të transferohet te Real Madrid.

Në pritje për të zbuluar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappe duket se ka gjetur dashurinë. Sipas revistës popullore izraelite “Pnai Plus”, ylli i Paris Saint-Germain duket se ka nisur një lidhje me Aviv Sarah Meiri, studente 29-vjeçare nga Izraeli.

Të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk janë fotografuar kurrë bashkë, por zërat janë shtuar dhe disa detaje lënë të kuptohet se mund të ketë me të vërtetë diçka mes tyre.

Vajza, siç shihet nga fotografitë e publikuara në Instagram, ka qenë në Paris në ditët e fundit, dhe nuk ka kaluar pa u vënë re një imazh i saj duke mbajtur veshur një fanellë të klubit francez. Një e dhënë që konfirmon lidhjen e tyre?

Për sa i takon fushës, sulmuesi 23-vjeçar po zhvillon një tjetër sezon të jashtëzakonshëm. 35 gola dhe 23 asiste për kampionin e botës në 43 ndeshje të luajtura në këtë sezon me PSG-në në të gjitha kompeticionet.