Kryesore Covid shkurtoi jetëgjatësinë e shqiptarëve. Rënia më e madhe në Tiranë dhe...

Covid shkurtoi jetëgjatësinë e shqiptarëve. Rënia më e madhe në Tiranë dhe Elbasan me 2.8 vite

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në jetëgjatësinë e popullsisë në Europë. Maqedonia e Veriut është e para në listën e vendeve ku jetëgjatësia ka rënë me 2,2 vite, ndërsa menjëherë pas saj vjen Shqipëria, ku jetëgjatësia ka zbritur me 1,7 vite.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Tirana dhe Elbasani janë më të prekurat. Jetëgjatësia e popullsisë në këto rajone në vitin 2020 u ul me 2.8 vite në raport me vitin 2019.

Popullsia në këtë rajon të vendit tonë kishte jetëgjatësi 78.9 vite nga 81.6 që kishte në vitin 2019. Në qarqet e tjera rënia e jetëgjatësisë ishte më e butë në krahasim me qendrën e vendit.

Në jug jetëgjatësia ra 1.2 vite, ndërsa në veri 1.4 vite.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite me një rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit.

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%.