Kryesore 60 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti

60 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti

Gjashtë lëkundje të fuqishme të tokës u regjistruan në orët e para të ditës së sotme në zonën e Korçës. Tërmeti më magnitudë 5.3 ballë e shkallës Rihter ka shkaktuar dëme materiale në rreth 60 banesa, si dhe ka lënë të lënduar lehtë katër persona në fshatin Floq. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ka qenë 15 km në jug-lindje të Korçës.

Lëkundjet sizmike me intensitet më të ulet vazhdojnë të ndihen në vazhdim në Jug të vendit, si Gjirokastër e Korçe, ndërsa për t’u ardhur në ndihmë banorëve, banesat e të cilëve janë dëmtuar do të vihen në dispozicion çadra nga Shtabi i Emergjencave Civile.