Kryesore Gjykata lë në burg të fortin e “Myslym Shyrit”, Gjergj Cukalin

Gjykata lë në burg të fortin e “Myslym Shyrit”, Gjergj Cukalin

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gjergj Cukalini dyshuar si autor i vrasjes së ish-policit Arben Bilali. Gjatë caktimit të masës së sigurisë Cukali ka qëndruar i heshtur para gjyqtarit Besnik Hoxha, duke mos dhënë asnjë detaj për ngjarjen. Në gjyrmat e të Fortit të Myslym Shyrit u ra, pas gjetjes së automjetit, tip Mercedes-Benc CLS,që u përdor për ekzekutimin e ish-efektivit Arben Bilali, mesditën e 30 Janarit.

Në këtë automjet janë gjetur gjurmë dhe prova, të cilat pas ekspertizës kriminalistike kanë çuar hetuesit tek autori i dyshuar i vrasjes, Gjergj Cukali. Dyshimet për hetuesit janë shtuar edhe më tej, pas përftimit të profilit të ADN-së, së Cukalit nga Laboratori i Policisë së Shkencore.

Mbi 40-vjeçarin Cukaili, rëndon akuza; “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”. “I forti i Myslym Shyrit” është person më precedent të mëparshëm penal.