651 viktima në 24 orët e fundit në Itali, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 5,476.
Lajm ngushëllues është fakti se këtë të diel janë regjistruar 3,957 raste të reja nga 4800 që u shënuan një ditë më parë.
Kreu i Emergjencave në Itali, Angelo Borelli Borrelli theksoi se mbi 900 pacientë janë shënuar sot, shifra e përgjithshme e të personave që janë përmirësuar ka arritur në 7,024.
Sipas autoriteteve italiane, 12 punonjës të emergjencave kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Kjo situatë e jashtëzakonshme ka detyruar kryeministrin Giuseppe Conte që të ndërmarrë të tjera masa shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ai vendosi të mbyllë në të gjithë Italinë çdo aktivitet prodhues që nuk është i domosdoshëm, thelbësor dhe i nevojshëm për garantimin e shërbimeve esenciale, teksa e cilësoi luftën me koronavirusin si krizën më të ashpër që nga Lufta e Dytë Botërore.