Media raporton për një takim të mundshëm mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe kryeministrit të ri grek.
Midis takimeve të rëndësishme që përgatit Athina zyrtare në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara në New York jane edhe ato me liderët e Ballkanit.
Në qarqet qeveritare flitet se Kyriakos Mitsotakis ka marrë kërkesa të shumta nga disa liderë ballkanikë për takime individuale, ndaj thuhet se është shumë i mundur një takim midis tij dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Disa ditë më parë nga Selaniku Mitsotakis ka paralajmëruar Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.
Qeveria Mitsotakis ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe cilëson të rëndësishëm momentin politik deri në Tetor kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin datën për fillimin e këtyre negociatave.
Në këtë kuadër po punohet njëkohësisht edhe për një takim midis kryeministrit grek Mitsotakis dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zaev, takim që pritet me interes të jashtëzakonshëm, pasi konservatorët grekë deri para zgjedhjeve të korrikut cilësonin Marrëveshjen e Prespës tepër të dëmshme për Greqinë, ndërsa tashmë kërkojnë nga Shkupi zbatimin e saj të rreptë si kusht për dritën jeshile drejt Europës.
I vetmi takim që është mbyllur për kryeministrin Mitsotakis është ai me presdientin turk Erdogan. Një takim që zhvillohet në një moment kur Ankaraja kërcenon vazhdimisht Grëqine dhe BE se nëse nuk ndihmojnë financiarisht dhe politikisht në çështjen e refugjateve nga Siria, Turqia nuk mund të përballojë e vetme 5 milion emigrantë që ndodhen në territorin e saj, ndaj dhe do të ketë një fluks të jashtëzakonshëm të tyre nga brigjet turke drejt Perendimit.