Presidenti Ilir Meta ka informuar se ditën e sotme është vizituar nga Mark Gjonaj, këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.
Bashkë me të kanë ardhur edhe 7 ekspertë nga Amerika të cilët do të bëjnë inspektimin e shkollave.
“Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.
Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.
Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira”, shkruar Meta në rrjetet sociale.