Aktualitet 70 persona vijnë çdo ditë në Tiranë! 1/3 e popullsisë jeton në...

70 persona vijnë çdo ditë në Tiranë! 1/3 e popullsisë jeton në kryeqytet

Përgjatë 4 viteve të fundit popullsia e kryeqytetit shqiptar Tiranë, është rritur me 61 mijë banorë.

31.3% e popullsisë së Shqipërisë jetojnë në Tiranë sipas të dhënave të Institutit të Statistikave.

“Vetëm Tirana shtohet me rreth 70 persona në ditë, pjesa më e madhe të ardhur nga qytetet e tjera. Po ata që jetojnë, punojnë apo marrin shërbime në kryeqytet përllogariten të jenë disa fish më shumë”.

Ndërkohë popullsia e qarqeve të vendit është përgjysmuar në raport me regjistrat e gjendjes civile.

Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë 2018-ës në Gjirokastër banonin vetëm 41.1 për qind e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile.

Në Vlorë vetëm 49% e popullsisë së regjistruar, ndërsa në Berat 54%. Ndërsa në qarqet e Lezhës, Fierit dhe Shkodrës përllogaritet të jetojnë rreth 60% e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile.

Shtim të popullsisë nga migrimi i brendshëm kane pësuar edhe Fieri dhe Durrësi ku jetojnë përkatësisht 10.3% dhe 10% e popullsisë së përgjithshme./Tv Klan