Bota Inteligjenca izraelite ndihmoi SHBA-të për ekzekutimin e Soleimanit

Inteligjenca izraelite ndihmoi SHBA-të për ekzekutimin e Soleimanit

Izraeli ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në operacionin që vrau udhëheqësin e fuqishëm të njësisë elitare Quds të Iranit, gjeneral Qassem Soleimanin, sipas raporteve të mediave izraelite në rrjetin televiziv amerikan NBC.

Izraeli ishte përfshirë në operacionin e 3 janarit, duke siguruar inteligjencën kryesore për amerikanët.

Kjo ndihmoi në konfirmimin e informacionit të dhënë nga agjentët e pranishëm në aeroportin sirian se Soleimani hipi në një aeroplan që fluturonte natën nga Damasku në Bagdad.

NBC citon dy burime të njohura me operacionin dhe zyrtarë pa emër të SHBA.

Pasi avioni u ul, katër raketa u qëlluan nga droni në një automjet në të cilin kishte hyrë gjenerali.

Mediat izraelite thonë se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo informoi më datë 1 janar kryeministrin Benjamin Netanyahu për planet e SHBA për të vrarë Soleimanin.