Ka shkuar në 13 938 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Iran. Lajmi vjen nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, i cili konfirmon se numri i viktimave ka arritur në 724, duke u rritur me 113 nga një ditë më parë.
Për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të anulojnë çdo udhëtim të parashikuar për të mirën e tyre.
Edhe Austria ka nisur aplikimin e masave ekstreme për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19. Autoritetet austriake kanë ndjekur modelin e Italisë duke mbyllur çdo gjë. Nga mesnata do të mbyllen të gjitha dyqanet dhe restorantet, parqet e lojërave, fushat sportive. Ashtu si në Itali, do të jenë të lejuara vetëm lëvizjet e detyruara.