Nga Lutfi Dervishi
…Lulzim Bashës!
Sali Berisha në bashkëpunim të hapur me dy brinjët e tjerë të trekëndëshit të Bermudës, me Edi Ramën dhe Ilir Metën rrezikuan sot jetën e demokratëve brenda dhe jashtë selisë! Policia, kjo vegël qorre e Edi Ramës ndërhyri tri orë me vonesë dhe u largua po tre orë me vonesë nga selia e demokratëve! Regjimi Rama – Berisha i ka orët e numëruara!
Demokratët sot jo vetëm që u ndanë nga e shkuara, por qartësisht sot fituan… të ardhmen!
…Sali Berishës!
Sot çifti Rama – Basha në një akt të paprecedente, në një përpjekje të pashpresë rrezikoi seriozisht jetën e anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike. Narko policia e narko qeverisë dhe narko opozitës dhunuan sot shtëpinë e lirisë së demokratëve! Protesta paqësore, e nisur me fjalime paqësore e vijuar me mjete paqësore u shpërnda me gazlot sjellës dhe lëndë kimike luftarake! Narko opozitës nuk i mjaftuan gazët që kishte brenda, por kërkoi edhe gaz nga narko policia! Dita e sotme është dita kur shqiptarët dhe gjithë bota mbarë panë se kush ishte opozita paqësore e këtij vendi! Sot demokratët kanë arritur një fitore të jashtëzakonshme!
…Edi Ramës!
Sot në atë godinë që vetëm emrin ka demokratike pamë një estradë të ushtarëve demokratë, komandantët e të cilëve ka kohë që i kanë lëshuar pëllumbat! Gazi dhe poterja e gatuar sot në godinën e Shqupit lebetitën demokratët edhe në bark të nënës! U bëj thirrje demokratëve të mblidhemi, të organizohemi dhe t’i japim vendit një opozitë serioze për hir të interesave të Shqipërisë!
Nuk më takon të them se kush humbi nga ata të dy që kokat hëngshin me njëri -tjetrin! Sot fitoi policia që duam!
#punejollafe!
…Spartak Ngjelës!
I patë agjentët e FBI që dolën nga zyra e kryetarit të PD-së me shkopa bejsbolli dhe i vunë përpara bashibozukët e Saliut?! He, he, he! Po agjentët ruse të Saliut që tentuan të ngjiten me shkallë në zyrën e Bashës i patë apo jo?! Kishin mësuar edhe shqip, po kush i ha ato dokrra! Në atë ballkon gjithë bota pa në miniaturë se si mund të jetë përplasja SHBA- Rusi në Ukrainë! Testin e fituan amerikanët! Domosdo!
Sot fitoi Perëndimi mbi Lindjen!
…Ylli Manjanit!
Çfarë është ky muhabet?! Kjo nuk ka b… ku të rrijë! Kemi polici të shtetit apo polici të pushtetit që bashk komandohet nga Lulzim Basha?!
Lulzim Basha të mbaj fort atë karriken që ua hodhi në kokë demokratëve dhe të nisë të takoj bazën e socialistëve se aty ka mundësi të kapi ndonjë kokërr votë!
Aman se na e shpifi! Pffff
Sot fitoi Edi Rama! Nga sot nuk i ka më borxh Lulzim Xhelal Bashës!