Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten 8 të diagnostikuar të tjerë me Covid-19 duke e çuar totalin e të infektuarve në 850.
Në deklaratën për shtyp, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), tha se gjatë 24 orëve u testuan 238 qytetarë, prej të cilëve 8 rezultuan pozitivë me koronavirus.
Rastet e reja janë: 3 në Tiranë, 3 Krujë, një në Kamëz dhe një në Shkodër.
Në total, nga 842 të infektuarit, 31 kanë vdekur, 620 (+15) janë shëruar dhe 199 mbeten ende të sëmurë, prej tyre 30 (-8) janë në spital, 5 (-2) prej të cilëve në terapi intensive.
Një ditë më parë të shtruarit në spital ishin 38, ndërsa të shëruarit 605 persona.
Prej nisjes së pandemisë së Covid-19, ISHP ka kryer mbi 10,044 testime.
Personat ende të sëmurë janë në Tiranë 93 (-3), Krujë 62 (-7), Shkodër 17 (+1), Kamëz 9 (+1), Kurbin 4, Elbasan 3, Fier 4 (+1), Mirditë 2, Berat 2, Durrës 1, Korçë 1 dhe Lezhë 1.
Viktimat me koronavirus (31) janë shënuar në qarkun e Tiranës (18), Durrësit (6), Fierit (3), Shkodrës (2) Vlorës (1) dhe Kukësit (1).