Politika 8 viktima në një derë/ Meta: Nuk gjej dot fjalë ngushëllimi

8 viktima në një derë/ Meta: Nuk gjej dot fjalë ngushëllimi

Presidenti Meta mori pjesë në homazhet për anëtaret e familjes Lala që humbën jetën si pasoje e tërmetit në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Homazhet për 8 anëtarët e kësaj familje që vdiqën tragjikisht po rrënojave të vilës së tyre po zhvillohen ne Pallatin e Kulturës ne Durrës.

Presidenti Meta tha se është e pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme.

“Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushëllueshme. Është detyrimi ynë për ti qëndruar pranë atyre gjithmonë”, tha Meta.

Mijëra qytetarë nga Durrësi kane marrë pjesë në këto homazhe, për të nderuar një nga familjet me pasojat më tragjikë në tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Vetëm një person nga kjo familje arriti të mbijetoje, Ramë Lala 16 vjeç.