Bota 8600 njerëzve u injektoi ujë me kripë në vend të vaksinës, hetohet...

8600 njerëzve u injektoi ujë me kripë në vend të vaksinës, hetohet një infermiere në Gjermani

Autoritetet në Gjermaninë veriore u kërkuan mijëra njerëzve që të marrin një tjetër vaksinë kundër Covid-19 pasi një hetim policor zbuloi se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’i ketë injektuar atyre jo vaksinë, por ujë me krip.

Infermierja dyshohet se ka injektuar ujë me kripë në krahët e njerëzve në vend të dozave të vërteta në një qendër vaksinimi në Friesland, një zonë rurale.

“Unë jam plotësisht i tronditur nga ky episod,” tha Sven Ambrosy, një këshilltar lokal, në Facebook ndërsa autoritetet lokale lëshuan thirrjen të martën për rreth 8,600 banorë që mund të jenë prekur.

Ndonëse uji me kripë nuk është i dëmshëm, shumica e njerëzve që u vaksinuan në Gjermani në Mars dhe Prill kur ndodhi edhe episodi janë të moshuar dhe me rrezikshmëri të lartë për tu infektuar nga Covid-19.

Hetuesi i policisë Peter Beer, duke folur më herët në një konferencë shtypi të mbuluar nga mediat gjermane, tha se bazuar në deklaratat e dëshmitarëve kishte “një dyshim të arsyeshëm të rrezikut”.

Ende nuk bëhen me dije se arsyet e infermieres, por nëpër rrjetet sociale ajo kishte përcjellë skepticizëm për vaksinat.