Në trurin e njeriut mesatarisht gjenden 10 miliardë qeliza nervore, ndërsa numri i lidhjeve që mundësojnë komunikimin ndërmjet këtyre qelizave është 100 trilionë. 100 trilionë, padyshim se është një numër mbi 52 metoda e lidhje me organet e tjera. Ndërsa informatat e bartura në tru nëpërmjet numrit është matur rrugëve nervore, në brendi të trurit udhëtojnë në shpejtësi të pa paramenduar prej 320 h., në orë, ndërsa nervat që arrijnë në trup nga qelizat trunore kanë një detyrë si në autostradë, për bartjen e informatave të vazhdueshme ndërmjet trurit dhe trupit.
Shkurt thënë në brendi të trupit në çdo sekondë kemi një komunikacion të jashtëzakonshëm, ndërmjet organeve trupore dhe trurit, brenda çdo sekonde shkojnë dhe vijnë me mijëra informata të ndryshme. Madje është e njohur se vetëm për një minutë në tru realizohen prej 100 mijë deri 1 milionë reaksione të ndryshme kimike. Edhe të gjithë operacionet që realizohen në trupin tuaj, gjatë shikimit të një filmi bëhen në sajë të qindra informacioneve që shkojnë e vijnë ndërmjet trurit dhe muskujve për të njëmijtën pjesë të sekondës.
1- Truri nuk ndjen dhimbje, edhe pse dërgon sinjale të dhimbjes.
2- 80% e trurit është ujë gjë që do të thotë se duhet të keni kujdes nga dehidratimi.
3- Truri është më aktiv gjatë natës, edhe pse mund të mendoni se ai është vigjilent gjatë ditës, kur edhe pjesa tjetër e trupit tuaj është. Por në fakt nuk është ashtu. Truri juaj është më aktiv kur fle.
4- Sa më i zgjuar që jeni aq më shumë ëndrra do shihni.
5- Truri ka nevoja të mëdha të oksigjenit, ai kërkon 20 për qind të oksigjenit dhe kalorive edhe pse përbën vetëm dy për qind të peshës totale të trupit.
6- Fuqia e mahnitshme kompjuterike e trurit tuaj kërkon vetëm rreth 10 vat energji për të vepruar.
7- Informacioni në tru udhëton me shpejtësi të ndryshme. Neuronet në tru janë ndërtuar ndryshe dhe informacioni mes tyre udhëton me shpejtësi të ndryshme. Kjo është arsyeja pse nganjëherë mund të kujtohen informacionet në çast e nganjëherë jo.
8- Truri ndryshon formë gjatë pubertetit. Vitet adoleshente nuk ndryshojnë vetëm mënyrën se si ndjeheni por edhe se si silleni e cila me raste mund të jetë me rrezik për ju.
9- Truri mund të ruajë gjithçka, teknikisht, truri juaj ka kapacitet për të ruajtur çdo gjë që ju keni përjetuar, keni parë, lexuar apo dëgjuar.