Pamja e jashtme ndihmon, por jo aq shumë sa këto veçori:
Vetëbesimi
Kjo cilësi qëndron në majë të listës dhe jo pa arsye.
Humori
Një sens i mirë humori është shumë i rëndësishëm për gratë, pasi në sytë e tyre, burrat që bëjnë shaka të matura, duken inteligjentë dhe nuk ka asgjë më seksi se një burrë i zgjuar.
Sjellja e mirë
Sjellja e mirë, xhentilesa, mirësjellja me kamerierët…Ja, kaq duan gratë.
Kur është dëgjues i mirë
Nëse një grua të tregon se si i shkoi dita, dëgjoje dhe herë pas here, reago.
Kur është mbështetës
Gjithashtu, një burrë mbështetës është një thesar shumë i çmuar.
Kur nuk bëjnë “lojëra mendore”
Një burrë që e di çfarë do dhe ta tregon qartë se të ka qejf, është një burrë seksi!
Ambicia
Po, është tejet tërheqëse.
Kur është misterioz dhe ekskluziv
Domethënë, kush e do një burrë që është një libër i hapur me të gjithë?
Sigurisht, besnikëria
Një burrë besnik është një burrë që e vlerëson pa fund gruan që ka në krahë.