Shëndet Vaksinat për kancerin mund të jenë gati brenda 10 viteve falë vaksinës...

Vaksinat për kancerin mund të jenë gati brenda 10 viteve falë vaksinës anti-Covid

Profesorët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, themeluesit e BioNTech thonë se vaksina për kurimin e kancerit mund të jetë në treg brenda 10 viteve falë përparimeve që janë bërë gjatë Covid-19.

Gjatë pandemisë, BioNTech u bashkua me Pfizer për të krijuar një vaksinë Covid.

BioNTech ka disa prova, duke përfshirë një ku pacientëve u jepet një vaksinë e personalizuar, për të nxitur sistemin e tyre imunitar të sulmojë sëmundjen e tyre.

“Si shkencëtarë, ne gjithmonë hezitojmë të themi se do të kemi një kurë për kancerin por mund të themi se kemi një sërë përparimesh dhe do të vazhdojmë të punojmë për to”, thotë Sahin.

Ai tregon se duhet të bëjnë shumë kujdes pasi shumë prova premtuese kanë përfunduar me dështim dhe prandaj nuk mund të japin më shumë detaje dhe të jenë të sigurtë.

“Mund të kalojnë disa vite përpara se të dimë nëse trajtimet e BioNTech për kancerin e zorrëve, melanomën dhe llojet e tjera të tumorit vërtet janë të duhurat”.

Megjithatë, nuk ka dyshim se vaksinat mRNA të Covid kanë qenë shumë të suksesshme.

Por një “përleshje” e madhe ligjore është duke u zhvilluar rreth inovacionit pas vaksinave mRNA.

Firma amerikane Moderna ka filluar veprimet ligjore kundër Pfizer dhe BioNTech për shkelje të patentave, në thelb duke pretenduar se elementët kryesorë të teknologjisë së tyre mRNA janë kopjuar.

Sahin, shefi ekzekutiv i BioNTech, thotë se kompania do të mbrojë veten kundër akuzave.

“Inovacionet tona janë origjinale”, tha ai.

“Ne kemi shpenzuar 20 vjet kërkime në zhvillimin e këtyre lloj trajtimesh dhe sigurisht që do të luftojmë për këtë, për pronësinë tonë”, tha ai.