Sport David Beckham dhe Interi përfundojnë në gjyq për emrin

David Beckham dhe Interi përfundojnë në gjyq për emrin

Aventura e Inter Miami në “Major League Soccer” (MLS) do të fillojë më 1 mars. Në këtë debutim të veçantë, megjithatë, klubi me president David Beckham ka të ngjarë të paraqitet me një emër të ndryshëm nga ai aktual. Nuk duhet shumë kohë për të kuptuar se emri të kujton atë të Interit të Milanos. Klubi zikaltër, në vitin 2014 kërkoi nga organi kompetent në SHBA që të regjistrohej me emrin e tij, si një markë ekskluzive, për ta mbrojtur veten nga çdo kopjim. Kjo ankesë bëri që klubi i Florida-s të përfundonte në gjykatë, ku, siç raportohet nga “law.com”, nuk arriti të provojë arsyet e veta në raundin e parë ligjor.

Inter Miami përfaqësohet nga MLS në proces dhe tashmë, në të kaluarën, ka refuzuar ta ndryshojë emrin e tij, duke besuar se Inter ishte një term i përgjithshëm, i përdorur edhe nga kompani të tjera në botë. Nga ana e tyre, drejtuesit e Interit të Milanos dëshirojnë të mbrojnë identitetin e tyre në një vend ku ata janë shumë të njohur dhe që vitet e fundit i ka parë protagonistë me turne verorë etj. Nëse beteja ligjore konfirmon këtë prirje, Inter Miami do të detyrohej të gjente një emër tjetër, që pason një karakter të veçantë nga të tjerët, tashmë të pranishëm në treg, siç kërkon ligji për markat tregtare.