“Ata që vijnë nga Amerika në Tiranë ndihen si Papa Françesku kur shkon në Argjentinë”.
Kjo ka qenë një ndër batutat e kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet.
Batuta ka shkaktuar të qeshura tek të ftuarit dhe ambasadorët e huaj në Pallatin e Brigadave.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se ambasadorët e huaj dëshirojnë të rikthehen në Tiranë edhe pasi kanë mbaruar misionin e tyre.
Në mbyllje të fjalimit, Rama tha: “nuk jemi keq kur sheh se si u shkëlqejnë sytë ambasadorëve”, referuar ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila nuk e mbajti të qeshurën në ato momente.
“Ka ambasadorë që janë në vende shumë të larta në Europë dhe duan të kthehen në Tiranë.
Dhe mora vesh njërin, dhe i shkruajta e-mail duke e pyetur “është e vërtetë që do të kthehesh në Tiranë?”. Po tha pasi kam parë Tiranën, i kam parë të gjithë kontinentet. Ky është një vend që gjithmonë duan të kthehen. Ata që vijnë nga Amerika ndjehen si Papa kur shkon në Argjentinë”, tha Rama. (Papa Françesku është argjentinas).
“Nuk është fat i keq që duke qenë se gjerat ndryshuan dhe të gjithë patën mundësinë të lëvizin të gjithëve i është dhënë mundësia që të vijnë në Tiranë dhe të bëhen pjesë e saj. Është Amerika jonë e vogël, në vitet kur Amerika na ngjante më shumë ne sesa i ngjan Amerikës sot. Po normal, tani kohët kanë ndryshuar dhe me të drejtë Amerika në kërkon të bëhemi si Amerika sot nga të gjitha pikëpamjet dhe është vendi ku të gjithë njerëzit lindin ose vijnë dhe kanë një ëndërr, të vogël apo të madhe. Përsa kohë ne mund ta themi këtë duke e përjetuar vetë dhe duke e parë në sytë e të gjithë miqve që na vizitojnë. Se i kam këtu të gjithë ambasadorët dhe duke i parë si i shkëlqejnë sytë të gjithë ambasadorëve që janë këtu në Tiranë, mendoj se nuk jemi keq. Ka dhe shumë më mirë, nuk diskutohet. Por siç thonë gratë e moçme shqiptare, ka dhe më keq, e kemi parë, ka dhe mos më keq, e kemi parë. Keq nuk jemi, do jemi shumë më mirë pa diskutim. Tirana nuk rri, Tirana aq sa ti mund ta udhëheqësh aq të udhëheq. Aq sa ti mund ta disiplinosh aq të shtyn përpara”, tha Rama.