Politika Ambasadorja Kim: SPAK duhet të ketë sukses

Ambasadorja Kim: SPAK duhet të ketë sukses

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë sot një mesazh të fortë për sundimin e ligjit në vend.

Kryediplomatja amerikane shkruan në ‘Twitter’ se SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit, ndërsa shton se SPAK duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, shkruan ambasadorja Kim, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë edhe në ‘Twitter’ e ambasadës amerikane në Tiranë.

Ky mesazh i fortë i diplomates amerikane, vjen në një kohë kur ka nisur aplikimi i ligjit anti-KÇK dhe operacioni OFL, ku pas plotësimit të formularëve, “topi” tani do i kalojë SPAK-ut.