“Ju kërkoj ndjesë, nuk jam mirë, më vjen vërtet shumë keq”.
Elton John ka mbyllur me lot turneun në Auckland, Zelandën e Re, të dielën.
Ai njoftoi se është diagnostikuar me pneumoni.
72-vjeçari po performonte në skenë në stadiumin e Mount Smart kur humbi zërin dhe shpërtheu në lot.
Në pamjet e publikuara në mediat sociale, ai shihet duke qarë ndërsa del nga skena dhe mijëra fansa i japin mbështetjen duke u ngritur në këmbë.
Në një postim më vonë në Instagram, John shkroi: “Dua ti falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncertin tim mbrëmjen e sotme në Auckland. U diagnostikova me pneumoni sot por isha i vendosur që t’iu jepja performancën më të mirë të realizuar ndonjëherë.”
Ndërsa më pas shtoi: “Këndova me gjithë zemër derisa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer dhe thellësisht i mërzitur.”
Sipas fansave në koncert, këngëtari i tha audiencës: “Zëri im ka ikur plotësisht, më vjen keq.”