Edicioni i këtij viti i kompeticionit “Miss Germany” ishte shumë ndryshe nga herët e tjera dhe me plot surpriza.
35-vjeçarja, Leoni fon Has, u kurorëzua si mbretëresha e bukurisë gjermane. Ajo ishte konkurrentja më e madhe në moshë dhe një mama single, por kjo nuk e pengoi sipërmarrësen që të merrte pjesë.
Për herë të parë në historinë e konkursit të bukurisë nuk pati sfilata me bikini dhe përzgjedhja e misit u bë nga një juri me vetëm gra.
35-vjeçarja mposhti në treshen finaliste Miss Bavarinë, 22-vjeç, dhe Miss Hamburgun 23 vjeç.