Punonjësit në Shqipëri punojnë nën stres. Një studim i kryer nga Fondacioni Friedrich Ebert arriti në përfundimin se niveli i lartë i stresit femrat janë më të ekspozuara ndaj stresit në punë, kjo për shkak të faktorëve si rolet e shumëfishta, pengesat për një karrierë normale dhe diskriminimi.
Të dhënat e përftuara tregojnë se femrat (51.5%) janë më të prirura se meshkujt (43.3%) për të përjetuar stres të nivelit të moderuar, por nuk kanë diferencë me ta në përjetimin e stresit të nivelit problematik (femrat 12.4%, meshkujt 12.6%).
Ndër arsyet që bëhen shkak për stresin në punë janë: presioni i kohës; paqartësia e rolit; konflikti i rolit; mungesa e promovimit; vështirësia në delegimin e punëve; puna jo e mirë në grup; mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje; trajtimi i pabarabartë në punë; angazhimi në detyra të vështira; dhe niveli ulët i pagës, nd-ikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit.
Studimi u përqendrua në Tiranë dhe në funksion të tij u anketuan 800 persona të punësuar. Për të matur nivelin e stresit u përdor Shkalla e Stresit në Punë dhe për të identifikuar faktorët stresant u hartua një pyetësor i cili përmban shkaktar të stresit në punë të identifikuar nga studime të kryera në vende të tjera.
Sipas formës së matjes së Shkallës së Stresit në Punë, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve (48.5 %) përjetojnë stres të nivelit të moderuar dhe 12.4% e punonjësve përjetojnë stres të nivelit problematik.