Ka ndërruar jetë ditën e sotme kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.
Mësohet se kryebashkiaku socialist, Memolla ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një infarkti.
Sipas “BalkanWeb”, kryebashkiaku ka ndërruar jetë në Dibër, pasi ka qenë duke shoqëruar ekipin e futbollit të Egnatias, i cili u ndesh sot me Korabin.
Mësohet se gjatë pushimit të ndeshjes, kryebashkiaku Memolla ka qenë në kafe me kryebashkiakun e Peshkopisë, kur i ka rënë infarkt, që i ka marrë jetën.
Memolla u zgjodh në krye të Bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vitin e kaluar, ku pasoi në detyrë Beqir Nuredinin.