Kryesore Në Rinas asnjë kontroll për koronavirusin, vetëm udhëzime si të lajmë duart

Në Rinas asnjë kontroll për koronavirusin, vetëm udhëzime si të lajmë duart

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është dyfishuar personeli mjekësor dhe janë shtuar masat për kontrollet në aeroportin “Nene Tereza” duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Vetë udhëtarët shprehen se nuk kishte kontrolle për koronavirusin, por vetëm shpërndarje fletëpalosjesh.

I vetmi informacion që përcillet është sesi duhet të lajmë duart për të ruajtur një higjienë më të madhe, raporton Vizion Plus.

Shtim masash ka patur në portin e Durrësit. Këtë fundjavë me dy tragetet e barit kanë hyrë në Shqipëri rreth 446 pasagjere.

Sipas mjekut përgjegjës është ushtruar kontroll, por nuk kanë rezultuar probleme.