Politika Basha, apel qeverisë për koronavirusin: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare

Basha, apel qeverisë për koronavirusin: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter i bëri thirrje qeverisë që “të marrë masa serioze dhe të menjëhershme” në lidhje me koronavirusin, që në Italinë fqinje ka shkaktuar dy viktima.

“Për fat të keq, në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga koronavirusi, ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë që të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare”, shkruan Basha në rrjetin social.