Aktualitet Nga testi i “idiotit”, te gjobat e rënda për rripin: Ndryshimet në...

Nga testi i “idiotit”, te gjobat e rënda për rripin: Ndryshimet në Kodin Rrugor

Policia e Shtetit ka bërë publike propozimet e saj më të fundit për të ndryshuar Kodin Rrugor në Republikën e Shqipërisë.

Sipas Policisë këto propozime në Kodin Rrugor kanë një qëllim të vetëm dhe ai është rritja e sigurisë rrugore që çon në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Ndryshimet në Kodin Rrugor parashikojnë masa administrative më të rënda për drejtuesit e mjeteve që kanë konsumuar alkool dhe për ata që përdorin telefonin në timon.

Kështu, masa administrative për drejtim të mjetit në gjendje të dehur shkon nga 5 mijë lekë në 15 mijë lekë të vjetra, si dhe bllokim të patentës. Po ashtu në këto ndryshime parashikohet masa me gjobë ndaj drejtuesve të mjeteve që mbajnë telefon në dorë apo e përdorin atë gjatë drejtimit të mjetit.