Andi Duraj, avokati i botuesit të Henri Çilit në lidhje me “ABC News” tha se Gjykata e Përmetit veproi me shumë profesionalizëm, ndërsa theksoi se në çështjen në fjalë nuk kemi të bëjmë me akuza, por me dyshime të cilat sipas tij nuk qëndrojnë me njëra-tjetrën.
Si u arrit lirimi i Henri Çilit?
Duraj: Për të mos nxjerrë sekretet e hetimit, nuk kemi të bëjmë me akuza por me dyshime që logjikisht nuk qëndrojnë me njëra- tjetrën.
Gjykata veproi me shumë profesionalizëm duke i dhënë fund një abuzimi dhe dyshimeve që nuk qëndrojnë. Në lidhje logjike nuk qëndronin dhe si akuza. Kur të dalë vendimi i Gjykatës do të shikoni edhe lapsuset që janë bërë. Kam nënshkruar deklaratë që nuk mund të bëj publike të dhënat.
Ne fituam një betejë, por jo luftën, do ta quajmë fitoren kur të mos ketë asnjë lloj mase sigurie.
Ku ndodhet Henri Çili?
Duraj: Është duke nënshkruar procedurat në bazë të ligjit, shpresoj të bashkohet sa më shpejt me familjen.
Keni informacion se kush është zyrtari i lartë që pretendon Prokuroria?
Duraj: Nuk ka asnjë lloj zyrtari të lartë të përfshirë, gjithçka është aludim. Sipas fakteve të administruara.
Kush e sajoi, keni informacion?
Duraj: Shpresoj të jetë keqkuptim.