Bota Rasti i parë me koronavirus në Serbi

Rasti i parë me koronavirus në Serbi

Në Serbi është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Sipas mediave serbe, pacienti i infektuar është një 43-vjeçar nga Subotica.

Rasti është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zllatibor Lonçar, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Ne premtuam të ishim jashtëzakonisht transparent dhe të informonim publikun praktikisht në kohën zero. Gjëja që prisnim ndodhi, dhe ishte çështje kur do të ndodhte, që do të thotë të kemi rastin e parë pozitiv të koronavirusit”, tha ai.