Çfarë kanë thënë për gratë, dashurinë dhe martesën, filozofë, shkrimtar, politikanë, por edhe gra të mëdha. 100 thëniet më argëtuese të përzgjedhura nga “American Eye”
1- Ata që nuk e tregojnë dashurinë, nuk ndjejnë dashuri. -William Shakespeare
2- Nëse çiftet në martesë do të bënin gjysmën e përpjekjeve që bëjnë kur i vinë njëri-tjetrit rrotull kur njihen, do të habiteshin sa mirë do të shkonin punët.-Billy Graham
3- Nëse gratë nuk do ekzistonin, të gjithë paratë e botës nuk do kishin asnjë kuptim. –Aristotle Onassis
4- Sa kohë që një grua mund të duket dhjetë vjet më e re se vajza e saj, ajo është tejet e kënaqur.- Oscar Wilde
5- Qëllimi në martesë nuk është të mendosh njësoj me partnerin, por të mendosh bashkë me të.-Robert C. Dodds
6– Nëse gratë do të sundonin botën, nuk do të kishim luftëra, thjesht negociata intensive çdo 28 ditë. – Robin Williams
7- Dikush duhet të martohet vetëm nëse është mjaft i ditur. Martesa nuk është për të rinjtë, zakonisht, pasi ata janë për t’u vërdallosur, por për ata njerëz që kanë provuar jetën në rrugë të ndryshme, kanë parë ngjyra të ndryshme të saj, gjithë spektrin, e tani janë gati për të ndalur.-Osho
8- Perëndia ka vendosur tipin e martesës kudo në krijim. Çdo krijesë kërkon përsosmërinë e saj tek dikush tjetër. Vetë qiejt dhe toka e portretizojnë më mirë.– Martin Luther
9- Kur shihni një çift që ecën në rrugë, ai që është disa hapa para është bashkëshorti që është çmendur.– Helen Rowland
10- Femrat e bukura janë krijuar për meshkujt që nuk kanë imagjinatë, ndërsa femrat e mençura për meshkujt e pafat. -Xhakomo Kazanova
11- Gjithmonë dalim shëtitje dorë për dore, nëse unë ia lëshoj, ajo shkon për pazar.– Henry Youngman
12- Kur një burrë ka dashur dikur një grua, ai nuk do të bëjë asgjë për të, me përjashtim të vazhdojë dashurinë ndaj saj.- Oscar Wilde
13- Burrat janë kryesisht të mirë si dashnorë kur janë duke tradhtuar gratë e tyre. – Marilyn Monroe
14- Prapa çdo burri të madh fshihet një grua e vogël që e ndihmon. Burri mund të jetë kreu, por gruaja shpesh është qafa që e kthen.-Anonim
15- Martesë është të marrësh dhe të japësh. Më mirë t’ia japësh ti, se ajo do ta marri gjithsesi.– Joey Adams
16- Kujtoni atë tipin që e pyeti gruan: “Si është e mundur që Perëndia të bëri kaq të bukur, por kaq budallaqe?”. Ajo i përgjigjet: “Jam e bukur që ti të më martoje, dhe budallaqe që të martohesha me ty”!- – Joey Adams
17- Askush nuk më tha se isha e bukur kur unë isha një vajzë e vogël. Të gjitha vajzave të vogla duhet t’iu thonë se ato janë të bukura, edhe në qoftë se nuk janë.– Marilyn Monroe
18- Burri më tha se kishte nevojë për më shumë hapësirë. Prandaj unë e lashë jashtë.– Roseanne Barr
19- Dashuria është e verbër, ndërsa martesa të kthen sytë.– Agatha Kristi
20 –Këshilla ime është që të martoheni; nëse gjeni një grua të mirë, atëherë do të jeni të lumtur, nëse jo, atëherë do të bëheni filozof.– Sokrati
21- Para martese një burrë deklaron se do të japë jetën t’ju shërbejë; pas martese, ai nuk do të ulë as gazetën për të folur me ju.– Helen Rowland
22- Nëse doni të mësoni diçka për altruizmin, përulësinë dhe përgjegjësinë, mjafton të martoheni!-Anonim
23- Kur një burrë hap derën e makinës për gruan e tij, të jeni të sigurt, ose ka makinën e re ose gruan.– George Bernard Shaw
24- Mënyra më e mirë për ta mbajtur mend ditëlindjen e gruas, është ta harroni një herë.– H.V. Prochnow
25- Prapa çdo burri të madh ndodhet një grua e madhe. Gruaja ose e ndërton, ose e shkatërron burrin.-Anonim
26- Nëse doni ta lini partnerin sepse ka diçka tek ai që nuk ju pëlqen, atëherë do të lini çdo person me të cilin lidheni, sepse të gjithë njerëzit kanë diçka që nuk pëlqejmë. -Anonim
27- Ndër të gjitha kurat shtëpiake, gruaja e mirë është më e mira. -Anonim
28- Bëjini komplimente asaj! Thuajini sa e bukur është dhe ajo do të jetë e bukur! Thuajini sa e mrekullueshme është dhe ajo do të jetë e mrekullueshme! – Marilyn Monroe
29- Kam mësuar se vetëm dy gjëra janë të nevojshme për ta mbajtur gruan të lumtur. Së pari, lëreni të kuptojë se do të dalë e saja. Së dyti, lëreni t’i dalë e saja.– Lyndon B. Johnson
30- Kura e vetme për një dashuri të humbur, është një dashuri e re. -Anonim
31- Ekzistojnë dy periudha në jetën e një burri kur ai nuk i kupton gratë, para martese dhe pas martese. -Anonim
32- Kam vite që nuk i flas gruas, nuk kam dashur ta ndërpres.– Rodney Dangerfield
33- Jam një zonjë shtëpie e vërtetë. Sa herë që lë një burrë i mbaj shtëpinë.– Zsa Zsa Gabor
34- Sekreti i një martese të suksesshme, është të mos qëndrosh në shtëpi shumë.– Colin Chapman
35- Ne flemë në dhoma të ndara, hamë darka të ndarë, shkojmë me pushime të ndarë. Po bëjmë gjithçka për ta mbajtur këtë martesë së bashku.– Rodney Danderfield
36- Kur shihni se kë martojnë disa vajza, atëherë kuptoni se sa shumë e urrejnë punën për të nxjerrë jetesën.– Helen Rowland
37- Një martesë e lumtur ka brenda gjithë kënaqësitë e miqësisë, gjithë gëzimin e ndjesive dhe arsyes, dhe gjithë ëmbëlsinë e jetës.– Joseph Addison
38- Një burrë i lumtur martohet me vajzën që dashuron; një burrë edhe më i lumtur dashuron vajzën me të cilën martohet.– Anonim
39- Unë jam mike e mirë për burrin tim. Jam përpjekur t’i mbaj premtimet e martesës. Jam gjithnjë pranë tij. E dëgjoj. Përpiqem të qesh.– Anna Quindlen
40- Martesa nuk është ritual apo fundi. Është një kërcim i gjatë dhe intim së bashku, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi se sa ndjesia e ekuilibrit dhe zgjedhja e partnerit.– Amy Bloom
41- Ekziston gjithnjë një femër që të shpëton nga një tjetër dhe ndërsa ajo të shpëton, bëhet gati të të shkatërrojë. – Charles Bukowski
42- Lumturia e një njeriu të martuar varet nga ajo me të cilën nuk është martuar.-Oscar Wilde
43- Tërheqja hollohet pas një farë kohe dhe bukuria zbehet, por të martohesh me një burrë që të bën të qeshësh çdo ditë, kjo është dhuratë e madhe.– Joanne Woodward
44- Sepse kam lindur dhe jam martuar. Gjithë rreziku i njerëzimit vjen nga shtrati.– C.H. Webb, Dum Vivimus Vigilemus
45- Nuk keni pse të jeni në të njëjtën gjatësi vale për t’ia dalë në martesë. Mjafton të lundroni në valët e njëri-tjetrit.– Toni Sciarra Poynter
46- Më pëlqen të jem e martuar. Është kaq e mrekullueshme të gjesh personin që doni t’ju mërzisë gjatë gjithë jetës.– Rita Rudner
47- Trishtimi kujdeset për veten, por që të marrësh gëzimin e plotë, duhet të kesh dikë për ta ndarë.– Mark Twain
48- Na është thënë se njerëzit qëndrojnë të dashuruar për shkak të proceseve kimike, ose sepse qëndrojnë të intriguar me njëri-tjetrin, ose për shkak të mirësisë. Por pjesërisht për shkak të faljes dhe mirënjohjes.– Ellen Goodman
49- Disa njerëz pyesin për sekretin e martesë sonë. Ne gjejmë kohë të hamë në restorant dy herë në javë. Një darkë e vogël në dritën e qirinjve, muzikë e lehtë dhe vallëzim. Ajo shkon të martave, unë të premteve.– Henry Youngman
50- Njerëzit nuk martohen nga arsyeja apo kujdesi, por se ashtu janë mësuar.– Samuel Johnson
51-Ne nuk duam cilësitë, ne duam personat; ndonjëherë për shkak të defekteve si dhe të cilësive.– Jacques Maritain
52- Martesa është një prej pak institucioneve që i lejon një burri të bëjë ato që pëlqen gruaja.– Milton Berle
53- Besoj se burrat që kanë një vesh të shpuar, janë më të përgatitur për martesë. Ata kanë përjetuar dhimbjen dhe kanë blerë bizhuteri.– Rita Rudner
54- Gruaja ime dhe unë ishim të martuar për njëzet vite. Pastaj u njohëm.– Rodney Dangerfield
55- Martesa ka shumë dhimbje, por beqaria nuk ka asnjë kënaqësi.– Samuel Johnson
56- Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do të jetë më e mundshme për të kuptuar problemet e drejtimit të një vendi.- Margaret Theçër
57- Dashuria është diçka ideale, martesa është diçka reale.– Gëte
58- Një martesë e suksesshme do të thotë të biesh në dashuri shumë herë, dhe gjithmonë me të njëjtin person.– Mignon McLaughlin
59- Mos u martoni me një burrë që ta reformoni. Për këtë janë shkollat e riedukimit.– Mae West
60- Një shtëpi e lumtur, është ajo ku secili partner i jep mundësinë tjetrit të ketë të drejtë, edhe pse asnjëri nuk e beson.– Don Fraser
61- Gratë janë bërë për t’u dashur, jo për t’u kuptuar. – Oscar Wilde
62- Bari në anën tjetër të gardhin duket gjithmonë më i gjelbër, por zakonisht vetëm për shkak të paarritshmërisë.-Anonim
63- Martesa është një institucion që mbahet së bashku nga tre libra – libri i mirë, libri i gatimit dhe libri i çeqeve. -Anonim
64- Sa kohë që një grua mund të duket dhjetë vjet më e re se vajza e saj, ajo është tejet e kënaqur.- Oscar Wilde
65- Gruaja është si një libër, që i keq apo i mirë, duhet të të pëlqejë që nga kopertina. –Xhakomo Kazanova
66- Gratë janë më të tolerante e të duruara se burrat, shumë më pak të dhunshme. Ato nuk kryejnë vrasje, vetëvrasje, por burrat bëjnë luftëra, kryqëzata, armë vdekjeprurëse, bomba atomike. Gruaja është komplet jashtë kësaj loje vdekjesh.-Osho
67- Do të kishim një botë më të bukur nëse gratë, gjysma e botës, do të lejoheshin të zhvillonin talentet e tyre. Nuk është punë më të miri, gruaja apo burri. Kanë ndryshime, por ato nuk do të thonë se njëri është më lart se tjetri, ndryshimet janë tërheqja mes tyre. –Osho
68- Ekzistojnë dy lloj njerëzish, që nuk dinë asgjë për gratë: meshkujt e martuar dhe të pamartuarit. -Sagani
69- Përse femrat e bukura martohen me meshkuj të mërzitshëm? Sepse meshkujt inteligjentë nuk martohen me femra të bukura. -Momi
70- Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr. –Aristofani
71- Disa gra sillen ndaj burrave si policia kufitare: një palë i dëbojnë, të tjerët i lejojnë të kalojnë kufirin.– Nesini
72- Gratë nuk do të jenë kurrë të suksesshme sa burrat, sepse ata nuk kanë gra për t’i këshilluar. –Dick Van Dyke
73- Të gjithë meshkujt e martuar janë pronë e gruas, ky është i vetmi definicion i drejtë se ç’është pasuria e vërtetë e gruas së martuar. –T. Bernardi
74- Mashkulli propozon, kurse femra zgjedh.- Søren Kierkegaard
75- Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje. –Konfuci
76- Kush është i zoti të qeverisë gruan është i zoti të qeverisë shtetin.- Balzaku
77- Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona. – Balzaku
78- Sa për mashtrimin ndaj grave, mos e kini merak, sepse kur dashurojnë, si burrat edhe gratë, në përgjithësi e mashtrojnë njëri-tjetrin.-Xhakomo Kazanova
79- Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.-Balzaku
80- Divorci është ndoshta i së të njëjtës datë si martesa. Unë besoj, megjithatë, se martesa është disa javë më e vjetër.- Volteri
81- Një grua shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një burrë, ndërsa një burrë kurrë nuk shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një grua.-Anonim
82- Shpesh kur ajo thotë “jo”, ata jetojnë përgjithmonë të lumtur e të gëzuar.-Anonim
83- Dashuria është tri të katërtat kureshtje. –Xhakomo Kazanova
84- Nuk do të thosha se të gjitha femrat janë njësoj, ka edhe më të këqija. –Anonim
85 –Më mirë të jesh mirë i varur në litar, sesa keq në martesë. William Shakespeare
86- Gruaja ime e parë vdiq nga kërpudhat helmuese. Gruaja ime e dytë vdiq po ashtu nga kërpudhat helmuese. Gruan time të tretë e mbyta se nuk i hante kërpudhat helmuese. -Henry VIII
87- Gruaja të thotë: “Shko në ferr!”. Ti shkon, ndërsa ajo të pret atje. -Dante Alighieri
88- Hapi sytë mirë kur të martohesh, ndërsa më pas mbylli. -William Shakespeare
89- Mashkulli është i lumtur me cilëndo femër, por ama derisa bie në dashuri. -Francesco Petrarca
90- Nuk e vura re gruaja po më mbytej, ajo po ulërinte si zakonisht. –Anonim
91- Nuk është interesante ajo që ua thonë femrat, por ajo që nuk ua thonë. -William Shakespeare
92- Martesa është varri i dashurisë. –Xhakomo Kazanova
93- Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia- Balzaku
94- Nëse ju doni të thoni diçka, pyetni një burrë, në qoftë se doni të bëni diçka, pyetni një grua.- Margaret Theçër
95- Gratë kanë një instinkt të çuditshëm: Ëndërrojnë gjithçka veç asaj që duhet– Oscar Wilde
96- Ka vetëm tri gjëra që mund t’i bësh një gruaje. Mund ta duash atë, mund të vuash për të, ose mund ta kthesh në letërsi. – Henry Miller
97- Të jesh një grua është një detyrë shumë e vështirë, meqënëse të duhet të merresh me meshkujt. -Joseph Conrad
98- Unë dua ta bëj atë sepse kam dëshirë ta bëj. Gratë duhet të provojnë të bëjnë gjëra, ashtu siç kanë provuar dhe burrat. Dhe kur ato të dështojnë, ky dështim duhet të jetë thjesht një sfidë për të tjerët. -Amelia Earhart
99- Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje – gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri. – Oscar Wilde
100- Nuk duhet t’i besojmë kurrë një gruaje që na tregon moshën e saj të vërtetë. Ajo që tregon moshën është gati të tregojë gjithçka. – Oscar Wilde