Nga Lutfi Dervishi
1- Numri i rasteve do të vijë duke u rritur!
2- Do të ketë viktima!
3- Do të ketë këshilla “mjekësore” në Facebook nga “mjekë” popullor!
4- Do të dalin (në Facebook dhe instastory) ilaçe që shërojnë koronavirusin: vitaminë C, raki Skrapari, gjethe ferre dhe çdo lloj ferre…)
5- Do të ketë protestues në Facebook që do të kërkojnë mbylljen e kufijve!
6- Nëse qeveria mbyll kufijtë protestuesit do të kërkojnë hapjen e kufijve!
7- Media do të vijojë t’i bëj thirrje të prekurve nga koronavirusi të kontaktojnë gazetarët dhe jo urgjencën.
8- Karantina nuk do të funksionojë sepse prekja ose jo nga koronavirusi do të trajtohet jo si problem shëndetësor, por si çështje nderi!
9- Të prekurit ngaqë po preken nga një virus më i dobët se virusi stinës do ngulmojnë se nuk kanë gjë dhe do bëjnë ç’është e mundur që t’a kalojnë edhe këtë grip me shoqninë.
10- Njerëzit do të vijojnë të lexojnë këshillat e doktor Tritanit (Kalos – si infeksionist dhe Shehut si politik bërës)