Kryesore Studiuesit izraelitë: Jemi afër krijimit të vaksinës për koronavirusin

Studiuesit izraelitë: Jemi afër krijimit të vaksinës për koronavirusin

Në një kohë që e gjithë bota është kapluar nga paniku, në Izrael ka lajme të mira që mbushin me shpresë.

Studiuesit e institutit kërkimor “Galilee Reasearch Istitute (Migal)” kanë folur për rezultate shkencore që mund të çojnë në krijimin e një vaksine në një kohë shumë të shpejtë kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për një vaksine simotër që është zhvilluar më herët mbi koronavirusin që prek shpendët.

Mekanizmi i infeksionit të koronavirusit tek njerëzit dhe shpendët duket i njëjti dhe kjo është një e dhënë që rrit shanset për ta patur në kohë rekord në laborator, vaksinën që mund të nisë të testohet fillimisht dhe pastaj të aplikohet tek të sëmurët.

Studiuesit izraelitë kanë përparuar aq shumë në punën e tyre saqë presin vetëm autorizimin për të vijuar konkretisht me testet e kësaj vaksine.

Vaksina pritet të kushtojë 900 milionë dollarë. Paraprakisht ishte bërë e ditur që do të duheshin nga 1 deri në 2 vite që të shkonin në fazën finale te vaksinës mirëpo ky skenar i ri nga Izraeli, flet për periudha që zgjasin me muaj dhe jo me vite.

Burimi: La Stampa