Extra Londër, baret u masin temperaturën klientëve

Londër, baret u masin temperaturën klientëve

Një nga baret më të famshme në Londër, “The Shard” ka nisur t’u kontrollojë temperaturën klientëve, mes panikut të shpërthimit të koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Rojet e sigurisë janë parë më termometër, duke kontrolluar njerëzit që hynin në barin afër London Bridge të premten në mbrëmje.

Pajisja është e pajisur me një sensorë me infra të kuqe që shpejt mund të matë temperaturën e lëkurës për të përcaktuar nëse dikush nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Termometrat janë përdorur gjerësisht në të gjithë botën që nga shpërthimi i virusit.

Masat vijnë pasi dy britanikë kanë vdekur nga virusi, i cili ka një vdekshmëri 15 për qind për të prekurit mbi 80 vjeç. Si zakonisht dhjetëra të rinj u nisën drejt bareve, për të “festuar” fillimin e fundjavës, pa qenë në dijeni të masave shtesë.

Bizneset e tjera në të gjithë Londrën gjithashtu i janë përgjigjur shpërthimit të virusit, duke dezinfektuar ambientet.

Britanikët janë parë duke mbajtur maska dhe batanije në transportin publik në përpjekje të dëshpëruara për të mbrojtur veten nga koronavirusi.

Ndërkohë, supermarketet janë zbrazur sërish të premten, pasi numri i të infektuarve arriti në 165.