Aktualitet E gjithë Italia zonë e kuqe nga koronavirusi: Kushdo që do hyjë...

E gjithë Italia zonë e kuqe nga koronavirusi: Kushdo që do hyjë në Shqipëri, do këqyret

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se me shpalljen e Italisë një zonë e kuqe për shkak të prekjes nga koronavirusi, tashmë do të këqyren të gjithë udhëtarët që vinë nga ky shtet. Brataj pohoi në “Real Story” se çdo ditë Urgjenca Kombëtare bën përkufizime të rasteve.

“Kur lindi problemi në Itali, ky vend nuk ndërpreu asnjë marrëdhënie me asnjë shtet. Kur u shtri në disa qytete, ku shfaqej problemi, rriteshin masash. Në çdo ditë në orën 8, bëjmë përkufizimin e rastit. Bëhet çdo ditë. Shikohej çdo rasti i dyshimtë, që vinte nga disa vende. Tani do e bëjmë me të gjithë Italinë. Zona e kuqe është e gjithë Italia. Kushdo që do vijë, do këqyret”, tha ai.