Aktualitet “Koronavirusi zgjat deri në 6 javë! Virusi mbetet në filxhan për disa...

“Koronavirusi zgjat deri në 6 javë! Virusi mbetet në filxhan për disa orë”

Mjeku Arjan Harxhi tha sonte në “Opinion” se kur koronavirusi është në versionin e rëndë zgjat deri në 6 javë.

Ai tha: “Është një sëmundje e gjatë. E sofistikuar. Mbetet për orë në objekte. Përveç spërklave dhe kontaktit fizik ka edhe të dhëna të reja se reziston gjatë në objektet që prekim.

Ndërkaq Kina po e sulmon dhe vret virusin me masa drastike.

Qytetarët nuk lëvizin nga shtëpitë dhe daljet i kanë me kontrolle. Janë dezinfektuar edhe monedhat në Kinë sepse paratë janë gjithashtu një mënyrë për të ruajtur virusin.

Dezinfektanti të shpëton, për sa kohë nuk ke prekur një objekt tjetër dhe nuk i fut gishtat në hundë dhe në gojë je i sigurt”.

A ka pasoja tek ata që shërohen? E pyet Fevziu dhe Harxhi përgjigjet: “Nuk kemi të dhëna që kanë pasoja. Por sot ka hequr aparatin e oksigjenit”.

Harxhi tha se mbajtja e maskës në publik nga qytetarët shkakton dëm më të madh, se sa parandalimi nga infeksioni.

“Mbajtja e maskës në publik më shumë prish punë se sa mbron. Prish punë sepse është pamundur që në jetën e përditshme të mbash maskën. Probaliteti që ti të përballesh me dikë tjetër në jetën e përditshme është shumë i vogël. Kurse një personel mjekësor e ka gjatë gjithë kohës”, u shpreh Arjan Harxhi.