“Masat e reja të qeverisë italiane zgjeruan zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar dhe për këtë arsye kam vendosur që të ushtroj funksionin tim nga shtëpia ime në Bruksel”, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, italiani David Sassoli.
”Isha në Itali fundjavën e kaluar dhe, vetëm si masë paraprake dhe për të zbatuar masat e rekomanduara, vendosa të ushtroj funksionin tim si president nga shtëpia ime në Bruksel duke respektuar 14 ditët e kërkuara nga protokolli shëndetësor”, theksoi ai.
Presidenti Sassoli kujtoi se COVID-19 detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm.
”Është një moment delikat për të gjithë. Parlamenti vazhdon të punojë në mënyra të tjera, në ushtrimin e detyrave të tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë”, theksoi ai.