Roberto Stella, presidenti 67 vjeçar i Urdhrit të Mjekëve dhe Stomatologëve në provincën e Varezes në Itali, është një nga viktimat e koronavirusit.
Stella ishte shtruar në spitalin “Sant’Anna” në Como dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar në orët e fundit. Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Ai dhe një mjek tjetër ishin infektuar ditët e kaluara.
Roberto Stella ka mbajtur pozicionin e Presidentit të Rendit Varese që nga viti 2017. Mjek i përgjithshëm, mes pozicioneve që mbajti edhe ai i anëtarit të Observatorit Kombëtar për trajnimin në mjekësinë e përgjithshme dhe ekspertin e Këshillit Suprem të Shëndetësisë.
Italia vijon betejën me koronavirusin. Deri tani janë 10 149 të infektuar, 631 të vdekur dhe 1004 të shëruar.