Politika Koronavirusi në Shqipëri, PS: Padi për Sali Berishën, përhapi panik

Koronavirusi në Shqipëri, PS: Padi për Sali Berishën, përhapi panik

Deputetët socialistë të Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë kanë bërë të ditur se do të padisin ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas tyre ka përhapur panik.

“Për këtë qëllim, bazuar në nenin 267 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë kemi vendosur të kallëzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha, ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij në Facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit”, thonë deputetët socialistë në një deklaratë për mediat. “Gjithashtu i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik”.

Kallëzimi i plote penal do të depozitohet të mërkurën në mëngjes në Prokurorinë e Tiranës.