Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit janë bërë bashkë në luftën kundër koronavirusit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se “Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit edhe njëherë bashkë. Kontroll por mbi të gjitha sensibilizim për qytetarët, kryesisht për ata që kanë udhëtuar në vendet më të prekura, për të siguruar respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID 19. Frikë aspak, kujdes po”, -thotë ministrja.
Detyrat e FA-ve në këto momente janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen.