Bota Si Koreja e Jugut i kontrollon të infektuarit që shkelnin karantinën përmes...

Si Koreja e Jugut i kontrollon të infektuarit që shkelnin karantinën përmes një aplikacioni

Koreja e Jugut po ndërmerr përpjekjen e saj të fundit për të mos lejuar që epidemia e koronavirusit të mos përhapet më tej. Duke ndjekur shembullin e Kinës, edhe qeveria e Koresë së Jugut ka krijuar një aplikacion që mund të monitorojë qytetarët që ndodhen në izolim.

Aplikacioni, i krijuar nga Ministria e Brendshme, bën të mundur që të gjithë ata që janë urdhëruar të mos largohen nga shtëpia, të qëndrojnë në kontakt me mjeket dhe të raportojnë për gjendjen e tyre. Ky aplikacion përdor gjithashtu GPS-in për të mbajtur nën kontroll vendndodhjen e tyre dhe për t’u siguruar që nuk po shkelin karantinën.

Aplikacioni instalohet në smartphone dhe iPhone. Zyrtarët koreanë thonë se ai po i ndihmojë në menaxhimin e ngarkesës dhe parandalimin e rasteve të “super përhapës”, të tillë si pacientët zero.

Sipas udhëzimeve aktuale nga Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kushdo që ka pasur kontakt me një rast të konfirmuar me koronavirus, i nënshtrohet një karantine të detyrueshme dy-javore. “Kontakt” do të thotë nëse keni qëndruar dy metrave pranë tij, ose keni qenë në të njëjtën dhomë me një pacient të konfirmuar.

Pasi vendosen në karantinë, atyre u ndalohet ligjërisht të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe udhëzohen të qëndrojnë të ndarë nga njerëzit e tjerë, përfshirë anëtarët e familjes. Monitorimi i atyre që janë në bllokim i caktohet një oficeri të zonës, i cili i kontrollon dy herë në ditë me telefon për të ndjekur shfaqjen e simptomave dhe gjendjen e tyre shëndetësore.

Tani ata që janë në karantinë mund të përdorin aplikacionin për të raportuar simptomat e tyre apo për të kërkuar ushqime, ilaçe, po nevoja të tjera. Dhe nëse ata vënë këmbën jashtë zonës së karantinës, do të dërgohet një alarm në celularin e policit të zonës.

Monitorimi me GPS vjen për shkak të emergjencës mbarëkombëtare në Korenë e Jugut, pasi një grua 61-vjeçare e njohur si “Pacientja 31” u kthye në një “super përhapëse” kur shfaqi simptoma të koronavirusit, por injoroi këshillat mjekësore dhe refuzoi të testohej. Përkundrazi, ajo vazhdoi me rutinën e saj të përditshme, duke përfshirë transportin urban dhe duke marrë pjesë në mënyrë të rregull në meshat në kishë. Ajo infektoi dhjetëra njerëz të tjerë në qytetin e Daegu, ku edhe shpërtheu epidemia.

Sot Daegu dhe krahina përreth tij përbëjnë grupin më të madh të të prekurve me koronavirus në Korenë e Jugut.

“Numri i njerëzve të vetë-karantinuar në të gjithë vendin ka arritur rreth 40,000, por nuk kemi mjaftueshëm burimeve njerëzore në dispozicion të qeverive lokale për të monitoruar këta njerëz”, tha Jung Chang-hyun, zyrtari i ministrisë që mbikëqyri krijimin e aplikacionit. “Aplikacioni është një shërbim që synon ta bëjë këtë mision më efikas.”