Pas më shumë se një muaji të vetë karantinuar, shumë çifte të martuarish në Kinë kanë vendosur të ndahen. Numri i divorceve pas përfundimit të vetë-izolimit është rritur ndjeshëm në Kinë duke qenë se çiftet kanë qenë më të detyruar se kurrë të qëndrojnë gjithë kohës me njëri-tjetrin.
Zyrat martesore kanë qenë të mbyllura për një kohë të gjatë dhe u rihapën më 1 mars. Që prej kësaj dite njerëzit mbajnë radhë për të skeduluar takimin e tyre në lidhje me divorcin.
Si rezultat i pandemisë së koronavirusit, çiftet kanë qëndruar për një kohë të gjatë në shtëpi, gjë e cila ka shkaktuar shumë zënka dhe probleme mes tyre, një pjesë e mirë e të cilave po përfundon në divorce.
Fatmirësisht jo të gjithë çiftet që janë paraqitur nëpër zyra për të lënë takime, e kanë çuar gjer në fund vendimin për t’u divorcuar. Një pjesë e mirë e kësaj kërkese vjen si përgjigje impulsive e stresit të krijuar prej karantinës.
Pavarësisht përhapjes në të gjithë botën, Kina mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi, origjina e të cilës ishte Wuhan.