Extra “Na ka ardh virus korona”/ Kënga e vëllezërve Lleshi që po bën...

“Na ka ardh virus korona”/ Kënga e vëllezërve Lleshi që po bën xhiron në internet (VIDEO)

Vëllezërit Lleshi nga Mirdita i kanë kushtuar një këngë humoristike koronavirusit në Shqipëri. Me nota humori, por edhe të një ironie të thellë me anë të vargjeve të këngës ato kanë pasqyruar një copëz të këtij realiteti që po jetojmë.

Teksti i këngës

Nga Kina e Mao Ce Dunit

na ka ardh virusi i fundit

Me ekran doli i gjati

thotë ‘o popull bonu gati’

Na ka ardh virus korona

s’po na len në hallet tona

Merrni vesh ç’a ju them unë

lani duart me sapun

Mos me ç’u dorën kur s’duhet

Mos me kruajt as kur të kruhet

Sa ka ardh virus korona

Dasëm bojnë farmacit tona

Rrisin çmimet për 1 dedik

Maska gjen vetëm me mik

Analistë e gazetar

ne ekran tash të parë

Dje një plak ka ndërrue jetë

Sa i pat kush 98

Në për studio ia nisin vajit

Krej virusit ia lanë fajin

 

Jemi popull me traditë

Nuk e njohim fjalën frikë

Kemi zemrat prej çelikut

Kala buzë Adriatikut

Dhe kësaj herë si gjithmonë

Na kët luftë do ta fitojmë

Për mjekësi të parët jemi

dhe vaksinën gati e kemi

Hudhra, spec e raki fshati

Ik virusi në pikë të vrapit