Bota Alarmohet Franca, 800 raste vetëm në 24 orë e fundit

Alarmohet Franca, 800 raste vetëm në 24 orë e fundit

800 raste të reja janë regjistruar në Francë gjatë 24 orëve të fundit me sëmundjen COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se numri total i të prekurve nga koronavirusi në këtë vend ka shkuar në 3661 persona.

Numri i të vdekurve u rrit me 18 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit dhe tani viktimat kanë shkuar 79në total 79.

Në terapi intensive janë 154 persona.

Presidenti Macron vendosi një ditë më parë të mbyllë institucionet arsimore dhe shumë aktivitete të tjera.