Ka shkuar në 1,441 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali dhe 17,750 të infektuar.
Të dhënat u konfirmuan nga kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli, i cili tha se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 175 viktima. Ndërkohë, në total, janë 1,966 që janë përmirësuar.
Për momentin, përhapja nuk është e madhe në rajonet qendrore dhe jugore, por transferimet e shumta të javës se kaluar nga Milano në Jug bëjnë të mendohet për një rritje të shifrave edhe në këtë pjesë të vendit.
Forcat e rendit italiane bëjnë të ditur se më shumë se 7 mijë persona janë denoncuar për shkelje të masave shtrënguese, që parashikojnë arsye pune ose shëndetësore për transferimin nga një bashki në tjetrën. Për këtë arsye, do të bllokohen nga dita e sotme edhe trenat e natës, të përdorur nga shumë persona që nga veriu zbresin në jug dhe anasjelltas.