Tri ditë më parë, Vuhani, aty ku e ka origjinën pandemia e Covid-19, mbylli spitalin e fundit të hapur posaçërisht për të sëmurët nga ky virus.
Numri i rasteve të reja sot kishte rënë në 4, që do të thotë se gjithçka është vënë nën kontroll.
Ndërkohë që epidemia po shtrihet me shpejtësi në pjesën tjetër të globit, mjekët në Vuhan e mbyllën me një video përshëndetëse misionin e tyre kundër koronavirusit.