E diela ishte një ditë edhe më tragjike për Italinë, pas publikimit të shifrave të përhapjes së koronavirusit në Itali. Janë plot 368 persona që kanë humbur jetën në një ditë, duke e çuar në 1809 numrin total të viktimave.
Numri total i të infektuarve është rritur në mbi 27700, rastet e reja nga e shtuna janë 2853.
Numri i personave të shëruar raportohet të jetë 2335, 369 më shumë nga dita e shtunë. Lombardia mbetet krahina më e prekur, me 252 të vdekur në një ditë, për një total prej 128 viktimash nga koronavirusi deri tani.
Dita e sotme ka shënuar viktimat e para dhe në dy rajonet jugore italiane; dy viktima në Sardenjë e viktima e parë në Calabria.
Rajoni i Basilikatës dhe Molise janë të vetmet që deri më tani nuk kanë regjistruar viktima me koronavirus.
Rajoni i Sardenjës është i vetmi ka asnjë pacient nuk gjendet në terapi intensive. Numri i të infektuarve është 77 e vetëm 16 prej tyre po kurohen në spital.
Në rajonin e Lazios në qendër të Italisë numri i personave të infektuar ka arritur në 436 e janë regjistruar 16 viktima.
Në Itali deri më sot janë kryer 124 899 tamponë.