Extra Kompanitë celulare italiane, internet pa limit për studentët në këtë periudhë krize

Kompanitë celulare italiane, internet pa limit për studentët në këtë periudhë krize

Kufizimet e qeverisë italiane për të frenuar infeksionet e koronavirusit kanë bërë lidhjen në internet një pasuri edhe më të vlefshme, shkruhet në artikullin e gazetës italiane ”Corriere della Sera”.

Për t’u çlodhur, në shumë orë për të kaluar në shtëpi, por mbi të gjitha për të qëndruar produktiv, kompania Vodafone Italia ka vendosur të ndihmojë studentët, në pamundësi të shkojnë në shkollë dhe të merren me të ashtuquajturin mësim dixhital, në mësime në distancë dhe detyra shtëpie në internet, me një nismë të re.

Përdoruesit nga e gjithë Italia duke filluar nga shkollat e mesme, do të kenë internet pa limit.

Oferta do të çaktivizohet automatikisht pas 30 ditësh.

Ndërsa në Shqipëri asnjë kompani celulare nuk ka ndërmarrë një nismë të tillë. Siç duket kompanitë tona edhe në situata të tilla krize e kanë vëmendjen tek fitimi.