Bota Kinë, 11 provinca pa asnjë rast të ri COVID-19

Kinë, 11 provinca pa asnjë rast të ri COVID-19

Komuna e Chongqingut, një metropol me mbi 30 milionë banorë, tani është e lirë nga COVID-19.

”Pacienti i fundit, një burrë 52 vjeç doli sot në mëngjes nga një spital në rrethin Changshou”, sipas Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetësisë.

Chongqing ka pasur 576 raste infektimi të regjistruara dhe 6 vdekje.

Komuna ka qenë pa raste të reja infektimi prej 19 ditësh.

Tashmë krahinat pa COVID-19 janë Tibeti, Qinghai, Fujian, Xinjiang, Anhui, Jiangxi, Shanxi, Hunan, Yunnan, Jiangsu dhe Chongqing.